Meta intervistë për median greke: Fredi Beleri nuk u arrestua, por u rrëmbye. Burgimi i tij politik. Kjo çështje dëshmon kapjen e drejtësisë nga Edi Rama

meta interviste per median greke fredi beleri nuk u arrestua por u rrembye burgimi i tij politik kjo ceshtje deshmon kapjen e drejtesise nga edi rama
meta interviste per median greke fredi beleri nuk u arrestua por u rrembye burgimi i tij politik kjo ceshtje deshmon kapjen e drejtesise nga edi rama

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Fredi Beleri nuk u arrestua por u rrëmbye dhe se gjithçka ishte e inskenuar. Gjatë një interviste për mediat greke, Meta thekson se drejtësia në Shqipëri është e kapur nga Rama.

Si e komentoni vendimin e Gjykatës Speciale për Fredi Belerin?

Ilir Meta: Nuk është Gjykata Speciale, është Gjykata e Ramës, është gjykatë politike. Beleri nuk u arrestua, ai u rrëmbye dhe të gjithë e dinë se gjithçka ishte e parafabrikuar.

Kryeministri në një intervistë televizive, disa orë përpara se Policia ta rrëmbente Belerin, kryeministri pra e paralajmëroi Belerin se do merrej personalisht me të.

-A mendoni se Beleri është i pafajshëm?

Ilir Meta: Unë besoj se Beleri është kryetari legjitim i Bashkisë së Himarës, i zgjedhur nga njerëzit, i konfirmuar nga KQZ dhe sipas Kushtetutës sonë, asgjë nuk mund ta ndalojë që të bëjë betimin.

A është gjyqtarja Irena Gjoka e urdhëruar nga Rama?

Ilir Meta: Drejtësia këtu është totalisht e kontrolluar nga Rama. Kjo çështje është vetëm politike, dhe nuk ka aspak të bëjë me respektin ndaj ligjit,  ndaj Kushtetutës dhe ndaj vullnetit të njerëzve.

A mendoni se çështja Beleri po pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE?

Ilir Meta: Unë mendoj se çështja Beleri është një çështje e qartë, në të cilën gjithë bota mund të shohë që në Shqipëri sundimi i ligjit nuk ekziston. Grupet kriminale mbështetën hapur kandidatët e Ramës, duke dhunuar hapur vullnetin e njerëzve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co