Chiara Ferragni ka përfunduar në kopertinën e “L’Espresso”, që del nesër, më 8 mars. Revista ka shkaktuar reagime të ndryshme online. Zgjedhja e kopertinës, kushtuar polemikave që e kanë rrethuar Ferragni-n së fundmi dhe me influenceren e grimuar si Joker, shkaktoi indinjatë dhe kritika në rrjetet sociale që në minutat e para të publikimit.
“E shëmtuar dhe ofenduese”, “mos harroni se ajo ka fëmijë dhe familje”, “e turpshme”, “e tmerrshme”, shkruajnë shumë përdorues duke komentuar në Instagram në llogarinë e vetë Espresso. Disa e deklarojnë veten si lexuese besnike, por nuk mund të kursejnë kritikat ndaj gazetës, veçanërisht në një ditë simbolike si 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Mirëpo, nuk vonoi dhe mbërriti “përgjigja” e influencueses. Chiara Ferragni “u ka dhënë një mandat avokatëve të saj që të vlerësojnë çdo lloj veprimi juridik, përfshirë atë për kompensimin e dëmeve materiale dhe jomateriale, ndaj shoqërisë botuese të revistës javore”.
Në të njëjtën kohë, avokatët paralajmëruan revistën kundër botimit, duke rezervuar çdo veprim të mëtejshëm edhe pas rezultatit të kontrollit mbi përmbajtjen e artikullit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co