Grabitësi shqiptar fiton betejën gjyqësore/ Mund të qëndrojë në Britani, edhe pse gënjeu për kombësinë

grabitesi shqiptar fiton betejen gjyqesore mund te qendroje ne britani edhe pse genjeu per kombesine
grabitesi shqiptar fiton betejen gjyqesore mund te qendroje ne britani edhe pse genjeu per kombesine

BRITANI E MADHE – Një grabitës shqiptar ka fituar një apel gjyqësor për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht se gënjeu për kombësinë e tij për të fituar nënshtetësinë britanike dhe nuk zbuloi të shkuarën e tij kriminale.

Arsimi Murati, 46 vjeç, apeloi me sukses një përpjekje të Sekretarit të Brendshëm për t’i hequr nënshtetësinë, pasi ai pretendoi në mënyrë të rreme se ishte kosovar për të qëndruar në MB dhe nuk tregoi se kishte vuajtur një dënim të gjatë me burg për grabitje me armë në Shqipëri.

Një gjykatës i imigracionit të gjykatës supreme tha se Sekretari i Brendshëm nuk kishte arritur të provonte se Murati kishte dijeni për dënimin, kur ai aplikoi për leje për të qëndruar në MB, pasi ai ishte gjykuar për krimin në mungesë.

Murati pohoi gjithashtu se dëbimi i tij do të ishte një shkelje e të drejtës së tij për jetë familjare, sipas nenit 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Vendimi do të thotë se Murati do të lejohet të qëndrojë përgjithmonë në MB.

“Dëboni kriminelët e rrezikshëm”

Megjithatë, vendimi shkaktoi një reagim të ashpër. “Kjo tregon pse ne kemi nevojë për reforma urgjente të sistemit të azilit dhe ligjeve të të drejtave të njeriut, për të lejuar dëbimin e shpejtë dhe efektiv të kriminelëve të rrezikshëm,” tha një deputet i lartë i konservatorëve.

Murati mbërriti në Britaninë e Madhe në nëntor të vitit 1999 për të kërkuar azil si një kosovar që ikën nga lufta në vendin e tij. Ai u pranua si shtetas i republikës së atëhershme federale të Jugosllavisë dhe iu dha leja e pacaktuar për të qëndruar, përpara se të natyralizohej si shtetas britanik në nëntor 2006.

Në vitin 2007, qeveria shqiptare nisi procedimin e ekstradimit ndaj tij, sepse një vit para mbërritjes së tij në Britaninë e Madhe, ai ishte dënuar për grabitje me armë dhe ishte dënuar në mungesë me 11 vjet e gjysmë burg. Ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2009 për të vuajtur dënimin me burg.

Deri atëherë, ai ishte martuar dhe kishte tre fëmijë, por gruaja e tij vdiq nga kanceri në tetor 2012 dhe fëmijët e tij u vendosën nën kujdesin e autoriteteve lokale. Pas lirimit nga burgu në vitin 2015, ai u kthye për të jetuar në Britaninë e Madhe dhe në shtator 2019 iu kthyen fëmijët e tij.

Fshehte të kaluarën kriminale

Megjithatë, një vit më pas, sekretarja e atëhershme e Brendshme Priti Patel bëri lëvizje për t’i hequr nënshtetësinë sepse e kishte marrë atë përmes mashtrimit, përfaqësimit të rremë dhe fshehjes së dënimit.

Në apelin e tij, Murati pranoi se kishte gënjyer se ishte kosovar, por pohoi se nuk kishte fituar nënshtetësinë britanike si rezultat i pretendimit të rremë. Ai pretendoi gjithashtu se nuk kishte dijeni për gjyqin e tij për grabitje me armë në Shqipëri dhe se kishte marrë dijeni për dënimin e tij ishte kur filloi procedura e ekstradimit.

“Ai më tej parashtroi se si kujdestari i vetëm për fëmijët e tij, do të ishte një ndërhyrje joproporcionale në jetën [të drejtat] e tij familjare të Nenit 8 për t’i privuar atij shtetësinë britanike”, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Gjykata pranoi pretendimet e tij dhe hodhi poshtë argumentet e Zyrës së Brendshme, pasi nuk mund të provonte se ai dinte për dënimin dhe, për rrjedhojë, duhej ta deklaronte atë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →