Shqiperia Sport

Video/ Mbahet në Darëzezë edicioni i pestë i garave me kuaj, surprizë konkurrenti 12-vjeçar nga Durrësi

video mbahet ne darezeze edicioni i peste i garave me kuaj surprize konkurrenti 12 vjecar nga durresi
video mbahet ne darezeze edicioni i peste i garave me kuaj surprize konkurrenti 12 vjecar nga durresi

As reshjet e shiut nuk e ndalën, që bregdeti i Darëzezës në Fier të kthehej ne një piste garash me kuaj. Ne aktivitetin qe zhvillohet për te pestën herë radhazi morën pjese 5 ekipe nga qytetet e Shqiiperisë, të cilët garuan në stil të lirë në një gjatësi prej 5 km. Në garën qe tërhoqi vëmendjen e dhjetëra vizitoreve, fitues u shpall garuesi nga Shkodra i cili kërkoi qe ky sport të marrë më shumë vëmendje.

Organizatorët pohuan me keqardhje se ky sport me qindra dashamirës në vendin tonë nuk po merr vëmendjen e duhur dhe është tërësisht jashtë vëmendjes së Ministrisë së Sportit.

E veçanta e kësaj gare ishte pjesëmarrja e konkurrentit 12-vjeçar Roan Kallbaqi i ekipit durrsak, i cili doli fitues i vendit të tretë.

Garuesit kërkuan qe Shqipëria të ketë një federatë të mirëfilltë, hipodromi dhe ambiente të përshtatshme, pasi do të tërhiqte jo vetëm pasionantët e hipizmit por edhe turistë të shumtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts