“Të dy po shfrytëzojnë njëri-tjetrin”/ Lidhja mes Romeos dhe Heidit një lojë? Çfarë thonë opinionistët

te dy po shfrytezojne njeri tjetrin lidhja mes romeos dhe heidit nje loje cfare thone opinionistet

21:46 – 09.03.2024

“Të dy po shfrytëzojnë njëri-tjetrin”/ Lidhja mes Romeos dhe Heidit një lojë? Çfarë thonë opinionistët

te dy po shfrytezojne njeri tjetrin lidhja mes romeos dhe heidit nje loje cfare thone opinionistet
te dy po shfrytezojne njeri tjetrin lidhja mes romeos dhe heidit nje loje cfare thone opinionistet

Opinionistët Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari kanë komentuar gjatë prime të sotëm raportin e krijuar mes Romeos dhe Heidit.

Sipas tyre, Heidi dhe Romeo po shfrytëzojnë njëri-tjetrin, duke lënë vend për dyshime se gjithçka është lojë.

Ori Nebijaj: Unë mendoj se ndodh vetëm në Big Brother që çiftet duan të shfrytëzojnë njëri tjterin për t’u ngritur. Të dy e kanë shfrytëzuar njëri-tjetrin. Romeo ka dashur të ketë një partnere që ta mbështeste në lojë, por Heidi do i ketë prishur pak idenë, pasi doli pak më e fortë dhe më e zgjuar se çfarë ai priste.  Aty brenda, kur keni hyrë keni bërë llogaritë, dhe ti mund t’i kesh bërë llogaritë që Romeo ka fansa jashtë. Ashtu siç ai mund ta ketë llogaritur që i duhej romanca. Unë nuk e kam problem që ju ta përdorni njëri-tjetrin për lojë, por dua të dëgjoj hapur nëse keni simpati apo po e shfrytëzoni.

Arbër Hajdari: Raporti i tyre ka pasur pëlqimin tim. Më kanë nisur disa dyshime, pasi nga sjellja kam marrë disa përgjigje. Raportin e tyre e shoh si një skemë për të dalë në prime. Pse e them? Sepse nuk e kuptoj si kërkon ngushëllim apo të zgjidhësh problemet duke folur me Julin? Këtë e kam për Heidin. Kam parë një ndryshim në sjellje. Kur Romeo doli i preferuar, ajo e preu raportin që u diskutua me Fationin. Kur pashë që Heidi doli e preferuar, pashë që ndryshoi dhe nuk i interesoi më Romeo. Marrëdhëniet në çift shesin në formate të tille.

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →