Sport

VIDEO/ Frosinone del duarbosh nga ndeshja me Sassuolon, Marvin Cuni fiton penallti, minuta edhe për Kumbullën dhe Bajramin

video frosinone del duarbosh nga ndeshja me sassuolon marvin cuni fiton penallti minuta edhe per kumbullen dhe bajramin
video frosinone del duarbosh nga ndeshja me sassuolon marvin cuni fiton penallti minuta edhe per kumbullen dhe bajramin

Frosinone pësoi disfatë 1-0 ndaj Sassuolos, në Mapei Stadium – Città del Tricolore (Reggio Emilia), në përballjen që shkoi për llogari të Serie A. Takimi u vendos nga një gol i Thorstvedt në minutën e 58-të, me një të majtë tokazi, me topin që ishte i pamundur për t’u arritur nga portieri Turati.

Në fundi ne sfidës, Ferrari pengoi Marvin Cunin, me arbitrin La Penna që nuk hezitoi të drejtonte gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar te skuadra vendase, ekzekutimi amatoresk i Kaio Jorge i hoqi një pikë Frosinones.

Te Frosinone titullar luajti Nedim Bajrami, paraqitja e të cilit u vlerësua me notën 6.9. Minuta edhe për Marash Kumbullën, futbollisti kuqezi u aktivizua në të 83-tën.

[embedded content]

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts