Në programin “Gëzuar me ju” këtë të diel të ftuar në program ishin “3 Musketjerët”, Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi. Mes miqve dhe kolegëve, e pranishme në studio ishte edhe motra e Elton Dedës, Rudi Deda, e cila tregoi marrëdhënien që ka me të vëllanë, teksa zbuloi se e thërrasin njëri-tjetrin ‘Çuçi’.
Motra e Elton Dedës është krahu i djathtë i këngëtarit në lokalin “The Jack Tirana” dhe kujdeset që çdo gjë të shkojë si duhet. “Unë përditë jam e pakënaqur me ndonjë gjë”, tha ajo, duke theksuar në këtë mënyrë merakun që ka.
Një i ftuar tjetër që kishte lidhje familjare me “3 Musketjerët”, por që në të njëjtën kohë është edhe artist, ishte Renis Gjoka. Teksa u pyet se çfarë mendon kur thonë se zëri i tij i ngjan atij të Sandrit, Renisi tha se e merr si kompliment, por është i vetëdijshëm se zëri i xhaxhait të tij është i paarritshëm.
“Ka qenë një frymëzim i madh. Sandri është një enciklopedi më vete, si në muzikë dhe në jetë”, theksoi Renis Gjoka. Ndërkohë për grupin “3 Musketjerët” theksoi se një e ka gjak e dy miq. “Është fat për mua dhe privilegj i madh”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co