Marrëveshja për kthimin e normalitetit në parlament, reagon Delegacioni i BE: Një Kuvend që funksionon mirë lehtëson rrugën e Shqipërisë drejt integrimit

marreveshja per kthimin e normalitetit ne parlament reagon delegacioni i be nje kuvend qe funksionon mire lehteson rrugen e shqiperise drejt integrimit
marreveshja per kthimin e normalitetit ne parlament reagon delegacioni i be nje kuvend qe funksionon mire lehteson rrugen e shqiperise drejt integrimit

TIRANË – Pas arritjes së marrëveshjes mes maxhorancës dhe opozitës për kthimin në normalitet të jetës parlamentare, ka reaguar edhe delegacioni i BE-së në Tiranë.

Delegacioni i Bashkimit Europian shprehet se mirëpret lajmin për rikthimin e normalitetit në Kuvend. Më tej, në reahim thuhet se një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit.

Reagimi i Delegacionit të BE-së në Tiranë:

Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament.

Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →