Shqiperia

Negociata me mazhorancën/ Nga Komisionet Hetimore te reformat, zbulohet për çfarë u dakordësuan palët në Konferencën e Kryetarëve

negociata me mazhorancen nga komisionet hetimore te reformat zbulohet per cfare u dakordesuan palet ne konferencen e kryetareve
negociata me mazhorancen nga komisionet hetimore te reformat zbulohet per cfare u dakordesuan palet ne konferencen e kryetareve

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka njoftuar deputetët demokratë se ditën e nesërme do të zhvillohet mbledhja e grupit të PD, ndërsa ka zbuluar se për çfarë janë dakordësuar palët sot në Konferencën e Kryetarëve.

Në mesazhin e Bardhit thuhet se u ra dakord që të ushtrohet e drejta e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, duke filluar në këtë sesion parlamentar me ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore që u rrëzuan në 12 Tetor, duke u tëhequr nga vendimet në atë seancë.

Po ashtu palët gjetën akordin që të ngrihet me vendim të Kuvendit një Nënkomision për Reformat, që përbëhet nga 4 anëtarë (2 GPPS – 2 GPPD).

Bardhi zbuloi gjithashtu se Konferenca e Kryetarëve, me propozimin e përfaqësuesve të opozitës, miraton një kalendar konkret për shqyrtimin, diskutimin dhe votimin e ligjeve të propozuara nga deputetët. Kryetarja e Kuvendit kujdeset që Komisionet Parlamentare të zbatojnë kalendarin konkret të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve.

[embedded content]

Sakaq, pritet që nesër të ketë një tjetër mbledhje të Konferencës së Kryetarëve në 13:30.

Njoftimi i plotë:

Në parim në Konferencën e Kryetarëve u ra dakord:

• Të ushtrohet e drejta e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, duke filluar në këtë sesion parlamentar me ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore që u rrëzuan në 12 Tetor, duke u tëhequr nga vendimet në atë seancë.

• Të ngrihet me vendim të Kuvendit një Nënkomision për Reformat, që përbëhet nga 4 anëtarë (2 GPPS – 2 GPPD). Ky nënkomision është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian. Komisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare.

• Konferenca e Kryetarëve, me propozimin e përfaqësuesve të opozitës, miraton një kalendar konkret për shqyrtimin, diskutimin dhe votimin e ligjeve të propozuara nga deputetët. Kryetarja e Kuvendit kujdeset që Komisionet Parlamentare të zbatojnë kalendarin konkret të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve.

Do të punohet për projektvendimet gjatë ditës dhe më pas do të ketë nesër në 13:30 një tjetër mbledhje të Konferencës së Kryetarëve.

Ju falenderoj!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts