“Asgjë e re nga pazaret e vjetra”, Alibeaj pas marrëveshjes mes maxhorancës e opozitës: Gjithçka për interes personal, Rama e Berisha s’duan…

asgje e re nga pazaret e vjetra alibeaj pas marreveshjes mes maxhorances e opozites gjithcka per interes personal rama e berisha sduan
asgje e re nga pazaret e vjetra alibeaj pas marreveshjes mes maxhorances e opozites gjithcka per interes personal rama e berisha sduan

TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zyrtare Enkelejd Alibeaj në një konferencë për mediat ka komentuar marrëveshjen e arritur sot mes maxhorancës dhe grupit të PD-së së Rithemelimit, për të ngritur Komisionet Hetimore për çështjen e koncesioneve në shëndetësi dhe për ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Alibeaj në fjalën e tij deklaroi se sot është vërtetuar se retorika për revolucion është thjesht një gënjeshtër. Ai shtoi se tanimë është e qartë se marrëveshja nuk ka qenë për të mbajtur në kontroll qeverinë dhe Edi Ramën, por që së bashku me Ramën të mbajnë monopolin e sistemit politik dhe marrëveshjen Rama-Berisha të vitit 2008.

Enkelejd Alibeaj: Asgjë e re nga pazaret e vjetra. Gjithçka paska qenë në interesin e një grupi njerëzish për të mbajtur njëri-tjetrin në lojë. E ashtuquajtura marrëveshje ka qenë që së bashku me Edi Ramën të mbajnë monopolin politik. Gjithmonë Berisha dhe Rama kanë menduar që të mbajnë kontrollin e politikës së bashku. U vërtetua se retorika për revolucion ishte gënjeshtër. Edi Rama dhe Sali Berisha janë kundërshtarë të votës së emigrantëve. Marrëveshja ka për qëllim që të godasë Reformën Zgjedhore, sepse Rama e Berisha nuk duan sistem që t’ua heqë ndokush të drejtën që të zgjedhin kandidatët. Askush nuk do një zonë zgjedhore, sepse e kanë ndarë Shqipërinë në copash.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →