Shqiperia

Diskutimi me dyer të mbyllura/ Noka: Jemi pranuar si realitet politik, aksioni pati sukses! Salianji: Përse nuk vazhdojmë?! Nëse negociata dështon…

diskutimi me dyer te mbyllura noka jemi pranuar si realitet politik aksioni pati sukses salianji perse nuk vazhdojme nese negociata deshton
diskutimi me dyer te mbyllura noka jemi pranuar si realitet politik aksioni pati sukses salianji perse nuk vazhdojme nese negociata deshton

Brenda mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka pasur diskutime dhe debate pas vendimit për t’u ulur në bisedime me mazhorancën për normalizimin e jetës parlamentare.

Sipas asaj që raportoi gazetari Osman Stafa për BalkanWeb, Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit të PD Flamur Noka është shprehur se sot ata janë pranuar si palë dhe realitet politik duke cituar ambasadorin e BE.

Sipas tij aksioni i opozitës pati sukses pasi nga një grup që nuk njihej nga askush dhe nuk ftohej nga askush Rithemelimi është sot “opozita e ëvrtetë.

Megjithatë Salianji është shprehur kritik duke thënë se nëse aksioni i deritanishëm quhet i suksesshëm, përse nuk vazhdohet.

Ai shtoi se nëse bisedimi me mazhorancën do të dështojë, opozita do të vendoset në një situatë të vështirë.

Flamur Noka: Ne sot jemi pranuar si palë dhe si realitet politik, siç e tha ambasadori i BE! Aksioni ynë pati sukses sepse ju imponuam qeverisë dhe tani do merremi me terrenin. Ata pranuan që ne jemi PD, pranuan kryetarin e grupit tonë. E rëndësishme është që sot, nga një grup që nuk na njihte askush dhe nuk na ftonte askush, ne jemi opozita e vërtetë sot, pas bashkimit dhe protestës së 20 shkurtit. Pra kjo është fitorja më e madhe. Shqiptarët sot e dinë kush është opozita.

Ervin Salianji: Kam dy pyetje se s’bëj dot me sikur, ore e quani aksionin e deritanishëm te suksesshëm pse nuk e vazhdojmë? Se dhe i suksesshëm dhe e leme sikur nuk shkon! Se dyti si qenka sukses dhe tërheqje qe ne po ulemi aty ku kemi refuzuar vetë të ulemi prej 5 muajsh? Tek konferenca e Kryetareve.
Se treti, si e njohën tani realitetin? Se kryetar grupi parlamentar dhe i ftuar përherë ne konference te kryetareve ka qenë Gazi.
Jam i mendimit qe po ndërmarrim lëvizje te gabuar dhe imagjino nëse do dështojë bisedimi i sotëm apo plotësimi i kërkesave, si do themi pastaj qe bëmë pak gabim se Rama ta hedh për te 100 here!

Ina Zhupa: Ne e nisëm aksionin në tetor ku kishim 3 kërkesa që lidheshin me zbatimin e të drejtave tona kushtetuese. Sa herë kemi folur publikisht gjatë këtyre muajve ne kemi thënë se në momentin që këto kërkesa plotësohen, ne i kthehemi normalitetit. Në momentin që ata kanë dalë publikisht (Spiropali në seancë, Lindita Nikolla me ftesë dhe po flasin për plotësim të kërkesave), ne s’mund të dalim kundër asaj që kemi kërkuar deri tani. Nëse ne shtojmë kërkesa apo i ndryshojmë, ne humbasim besueshmërinë. Ne duhet t’i meshojmë qënies palë në reformën zgjedhore, që cilado të jetë forma, pasi skadon afati i komisionit, mjafton që ne, grupi ynë të këtë veton. Nuk ka rëndësi forma, por ne duhet të kemi veton, pasi nga kjo varet edhe e ardhmja jonë politike dhe vota e qytetarëve. Duhet të sqarojmë qytetarët që ne në fillim kemi kërkuar 2 komisione hetimore, sepse është ngrit ideja që kemi kërkuar 8 dhe marrim 2, ndërsa e vërteta është se 8 janë kërkuar që prej 2021-it. Ndërsa nismat ligjore disa janë rrëzuar por kemi mundësi të depozitojmë te tjera në vazhdim.

Xhelal Mziu: Jam pro gjetjes së dialogut maxhorancë-opozitë. Por, komisionet hetimore janë bërë më pak të domosdoshme në këtë situatë ku jemi, në raport me reformën zgjedhore. Në këtë kontekst ne duhet të kryesojmë dhe të kemi maxhorancën e këtij komisioni të opozitës. Krahas saj, duhet që ajo çfarë u zhbë nga parlamenti të implementohet në këtë limit kohor të reformës zgjedhore si;

Rikthimi i koalicioneve parazgjedhore, sepse eleminon mbetjet e votave, obligon çdo subjekt brenda koalicionit të marrë maksimumin e votave dhe partitë e vogëla të mos jenë “parazitare” si në ligjin aktual. Vota e diasporës është determinante, mbi 50% janë në emigrim, duhet ta kthejmë në kauzë votën e tyre. Duhet t’i përfshijmë në strukturë dhe betejën elektorale. Shit-blerja e votës, shkelja e kodit zgjedhor të konsiderohet krim i rënd zgjedhor dhe të 10 fishohet dënimi dhe kur punëson apo prokuron, apo largon nga puna 6 muaj para ditës zgjedhjeve të penalizohen 10 fishë. Krimi zgjedhor është më i rënd se ai ekonomik. Listat e hapura duhet të jetë betej e PD, jo aset i dikujt tjetër. Do të prodhonte më shumë vota për PD dhe opozitën me lista të hapura.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts