Një mega-operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës për të ekzekutuar 13 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria e qytetit.
Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se urdhrat e arresteve janë për ish -Drejtues të ASHK Sarandë, ish – shefa sektorësh në ASHK, ish – punonjës dhe punonjës në ASHK, punonjës dhe ish – punonjës të IMT Bashkia Sarandë dhe ish – punonjës të IKMT Sarandë.
Raportohet se deri më tani janë ekzekutuar pjesa më e madhe e urdhër arresteve dhe vazhdon kërkimi për personat e tjerë.
Urdhër arrestet janë lëshuar për shtetasit:
Mariel Murati ish Drejtor Aluizni
Ina Papa ish Shefe sektori Aluizni
Erald Lika ish Shef Sektori Aluizni
Denis Balili ish inspektor IKMT
Ermen Stroka specialist ASHK
Viktor Qesari inspektor IMT Bashkia Sarande
Manushaqe Saliko ish inspektore IKMT
Oltion Durmishi inspektor IMT Bashkia Sarande
Andri Dhima ish drejtor ASHK
Kozeta Statha ish drejtore ASHK
Tonin Simoni ish inspektor IMT Bashkia Sarande
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co