Shqiperia

Komision për të kontrolluar drejtësinë? Gazment Bardhi tregon qëndrimin e opozitës: Kam qenë i qartë për…

komision per te kontrolluar drejtesine gazment bardhi tregon qendrimin e opozites kam qene i qarte per
komision per te kontrolluar drejtesine gazment bardhi tregon qendrimin e opozites kam qene i qarte per

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ftuar në “Open” në News 24, tha se normaliteti në Parlament kthehet kur të përmbushen kërkesat e opozitës.

“Jam kujdesur të tregoj që nuk ka një dakordësi të përfunduar. Unë rikonfirmova vullnetin tonë për t’i qëndruar asaj dakordësie. Kam thënë që ditën që përmbushen tre kërkesat, do të rikthehet normaliteti në Parlament”, theksoi ai.

I pyetur nëse do të bashkëpunohet edhe për një nën komision që përfshin reformën në drejtësi, Bardhi tha shkurtimisht: “Jo!”, duke shtuar se nuk do të bashkëpunojë për asnjë nismë që prek ligjet e reformës në drejtësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts