Gazetari Kosovë Gjoci në një komunikim të drejtpërdrejtë për News24 nga Prishtina ka zbuluar detaje lidhur me takimin e të Dërguarit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai zbuloi se ka një zbutje të qëndrimeve nga të dyja anët, si nga SHBA, ashtu edhe nga Kurti.
Gjoci shtoi se pas takimit të zhvilluar me kreun e qeverisë së Kosovës duket se ka lëvizje pozitive, me Escobar që u shpreh se një prej pikave kryesore të diskutimit ka qenë çështja e heqjes së dinarit serb.
Sipas tij nga ana e Kurtit ka pasur mirëkuptim për këtë çështje duke marrë parasysh disa prej propozimeve të zyrtarit amerikan.
“Ka një zbutje të qëndrimeve nga të dyja anët. Escobar pas takimit sot me Kurtin, i cili pritej të mos ishte aq i lehtë, duket se ka ëlvizje pozitive. Escobar u shpreh se një nga pikat kryesore ka qenë çështja e dinarit serb. Ai ka dëgjuar tregime nga serbë të Kosovës të cilat ai i ka konsideruar si jo pozitive.
Kurti ka marrë parasysh disa prej propozimeve të Escobar gjatë këtij takimi për t’i dhënë fund diskutimeve”, zbuloi ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co