“Ka rënë sistemi i kontrollit”, Gjokutaj për arrestimin e Evis Berberit: Rast i tmerrshëm korrupsioni, fakti që dha dorëheqje përpara…

ka rene sistemi i kontrollit gjokutaj per arrestimin e evis berberit rast i tmerrshem korrupsioni fakti qe dha doreheqje perpara
ka rene sistemi i kontrollit gjokutaj per arrestimin e evis berberit rast i tmerrshem korrupsioni fakti qe dha doreheqje perpara

Avokati Genc Gjokutaj, duke folur në emisionin Open në News24 për arrestimin e ish-drejtorit të ARRSH Evis Berberit, tha se në Shqipëri ka rënë sistemi i kontrollit.

Gjokutaj thekson se rasti i Berberit tregon korrupsionin galopant në zyrat e shtetit. Sipas Gjokutaj, fakti që Evis Berberi dha dorëheqjen përpara se të arrestohet, tregon se informacionet e SPAK dalin në shesh.

 “Në Shqipëri shpesh thuhet se “nuk na ndëshkon njeri” dhe prandaj shohim të tilla raste. Është rast i tmerrshëm korrupsioni. Ky sistem të tillë njerëz “prodhon”. Korrupsioni ka bërë që rrugët të jenë të shkatërruara. Kemi shembullin e Rrugës së Arbrit, rrugëve që shemben, që shohim përditë. Kjo është vjedhje e hapur dhe ka rënë sistemi i kontrollit.

Zbulimi i korrupsionit ndodhi pas 3 vitesh, kaluan pra kaq shumë kohë. Janë me dhjetëra drejtorë të tillë. Problemi është se Berberi u la i qetë për 3 vjet dhe ky është skandal. Fakti që Evis Berberi jep dorëheqjen disa ditë përpara arrestimit tregon se informacioni i SPAK del diku”, tha Gjokutaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →