Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar për mediat pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve se krerët e komisioneve hetimore që u “fituan” nga opozita do të drejtohen nga kryetarë që do të zgjidhen nga grupet parlamentare përkatëse.
I pyetur nëse ai vetë do të drejtojë një prej komisioneve hetimore, Bardhi u shpreh se ai është kryetari i grupit parlamentar të PD dhe si i tillë do të paraqesë propozime emrash te kolegët demokratë për këtë çështje.
Kush do ti drejtojë komisionet parlamentare?
Bardhi: Kjo nuk është çështje e konferencës së kryetarëve, por e grupeve parlamentare. Pra do të jetë vendimmarrje e grupeve parlamentare në vijim. Si kryetar i grupit parlamentar nuk pret besoj të ta bëj ty propozimin një herë ty pastaj kolegëve të grupit parlamentar.
Nuk kam ndërmend të ndalem te projeksioni i kolegëve që do jenë në komisionet përkatëse. Në konferencën e kryetarëve pati një dakordësi për t’iu rikthyer jetës parlamentare, detajet e tjera do të keni mundësi në ditët në vijim, mos i merrni të gjitha lajmet sot.
Të jeni të sigurt se çdo denoncim që kam paralajmëruar që do të bëj do të bëhet, brenda apo jashtë komisionit. Patjetër që mbledhjet e komisioneve hetimore do të jenë të hapura.
A do të jeni një prej kryetarëve të komisioneve hetimore?
Bardhi: Unë jam kryetar i grupit parlamentar, do të shkoj me propozime te kolegët e grupit parlamentar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co