Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka reaguar pas rezultatit të shortit të Championsit, që e vendosi skuadrën e tij kundër Realit të Madridit për të tretin vit radhazi.
“Duket si një traditë e vogël, tre vjet me radhë luajmë me mbretërit e kompeticionit. Shpresojmë se mund të arrijmë në një moment të mirë, por ka ende disa javë para ndeshjes së parë në Madrid. Nuk është e nevojshme të thuhet se çfarë është Reali i Madridit në këtë kompeticion.
Kur luan në fazat e fundit, luan kundër skuadrave më të mira në Evropë. Por të gjithë kundërshtarët janë vërtet të ashpër, të gjithë e dinë këtë. Ne ishim të emocionuar para shortit, sepse është një privilegj sa herë që jemi këtu. Është një garë e veçantë” – u shpreh Guardiola.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co