Rusia mban prej tashmë tre ditësh procesin për zgjedhjen e presidentit, nën kritikat e shumta për rezultate të paracaktuara.
Megjithatë disa qytetarë kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të treguar kundërshtimin për rizgjedhjen e presidentit aktual Vladimir Putin.
Ata kanë shkuar pranë varrit të kundërshtarit të ashpër të Kremlinit, Alexei navalny, i cili ndërroi jetë pak kohë më parë në një nga burgjet më famëkeqe ruse.
Qytetarët kishin modifikuar disa fletë votimi, duke përfshirë në to edhe emrin e Navalny, ku edhe kishin zgjedhur emrin e opozitarit të ndjerë.
Në pankarta shkruhej: Të zgjedhim ty”, ndërkohë që varri i Navalny u mbulua nga lulet.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co