Bota

“Streha e fundit e sigurt në Gaza”, Izraeli thirrje ndërkombëtarëve të ndalin Netanyahun, rreshton pasojat e një sulmi në Rafah

streha e fundit e sigurt ne gaza izraeli thirrje nderkombetareve te ndalin netanyahun rreshton pasojat e nje sulmi ne rafah
streha e fundit e sigurt ne gaza izraeli thirrje nderkombetareve te ndalin netanyahun rreshton pasojat e nje sulmi ne rafah

Ministria e Jashtme e Egjiptit u bën thirrje fuqive ndërkombëtare dhe Këshillit të Sigurimit të OKB të mbështesin një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, duke paralajmëruar për rreziqet që paraqet një sulm i Izraelit qytetin e Rafahut.

“Kjo do të rezultonte në pasoja të rënda humanitare që do të godasin civilët palestinezë të cilët janë strehuar në Rafah si streha e fundit e sigurt në Gaza”, tha ministria në një deklaratë.

Egjipti theksoi se nisja e një operacioni ushtarak në Rafah, i cili kufizohet me Egjiptin, do të ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe ligjit ndërkombëtar humanitar.

“Egjipti i kërkoi Izraelit të ndalojë politikat kolektive të ndëshkimit kundër popullit të Rripit të Gazës, duke përfshirë rrethimin, urinë, shënjestrimin pa dallim të civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës, në shkelje të plotë të ligjit ndërkombëtar dhe ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhet në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts