Ekipi i Bostonit konfirmon edhe njëherë tjetër lidershipin e tij në NBA, duke fituar 130-104 ndaj Uashington dhe mbetet skuadra e vetme mbi 50 fitore këtë sezon, duke e cuar numrin total në 53 dhe shkëputur edhe më shumë në krye të renditjes në Lindje.
SĂ«lltiks bĂ«nĂ« njĂ« tjetĂ«r ndeshje tĂ« mirĂ«, ku u dalluan Tetum dhe Hauzer, me nga 30 pikĂ« secili. Kjo ishte fitorja e pestĂ« radhazi pĂ«r Bostonin, i cili jo vetĂ«m qĂ« ka siguruar pjesĂ«marrjen nĂ« âplay-offâ, por edhe vendi i parĂ« nĂ« Lindje nuk duket mĂ« problem, pasi Ă«shtĂ« 9 fitore para tĂ« tjerave, kur mbetet edhe cereku i sezonit tĂ« rregullt.
Pa probleme fitoi edhe skuadra tjetĂ«r pretendente nĂ« Lindje, ajo e Miloukit, qĂ« mundi 140-129 Feniks Sans, ndeshje ku Lilard e Portis realizuan nga 31 pikĂ« secili pĂ«r Baks, qĂ« mbajnĂ« vendin e dytĂ« dhe duken tĂ« qetĂ« pĂ«r tĂ« shkuar nĂ« âplay-offâ.
Në Perëndim spikati përballje e dy skuadrave pretendente. Dallas mundi 107-105 Denver në fushën e tij, ku protagonist ishte Luka Doncic, që realizoi 37 pikë e 10 ribaund. Për kampionët në fuqi të Denverit u dallua Mërrej me 23 pikë, por zhgënjeu Jokic. Denver bie pas 5 fitoreve radhazi, por mbetet vetëm një fitore larg kreut.
REZULTATET
Milwaukee â Phoenix 140-129
Detroit â Miami 101-104
Dallas â Denver 107-105
Washington â Boston 104-130
Orlando â Toronto 111-96
San Antonio â Brooklyn 122-115
Clippers â Atlanta 93-110
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co