Shqiperia

Mblidhet grupi parlamentar i PS, merr pjesë edhe Rama. Në fokus dhe marrëveshja me Rithemelimin

mblidhet grupi parlamentar i ps merr pjese edhe rama ne fokus dhe marreveshja me rithemelimin
mblidhet grupi parlamentar i ps merr pjese edhe rama ne fokus dhe marreveshja me rithemelimin

Këtë të hënë është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste. I pranishëm në mbledhje është edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa po diskutohet për agjendën parlamentare të javës që sapo ka nisur.

Mësohet se në këtë mbledhje të socialistëve do të diskutohet dhe në lidhje me marrëveshjen e arritur me Rithemelimin, për ngritjen e dy komisioneve parlamentare dhe rikthimin e punës në Kuvend në situatë normale.

Kujtojmë se pas 5 muajsh kaos në Kuvend dhe tensionesh, përjashtimesh, palët kanë arritur në konsensus për t’iu rikthyer jetës normale në seancat plenare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts