Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën e tij në nder të legjendës së futbollit Teodor Vaso, që u nda nga jeta pak ditë më parë, deklaroi se lojtari ikonë u bashkua në përjetësi me shokët e tij të paharruar.
“Përjetë do t’u jemi mirënjohës Teodor Vasos dhe shokëve të tij të paharruar, Lin Shllakut, Panajot Panos ,Ramazan Rragamit,Frederik Jorgaqit, Medin Zhegës, Ali Memës, Josif Kazanxhi si edhe Koço Dinellës, Fred Gjinalit dhe Sabah Bizit, që bënë historinë në 17 Dhjetor 1967 kundër Nënkampionëve të botës, duke frymëzuar gjeneratat e mëvonshme për suksese të mëdha dhe ëndërra të guximshme”, shprehet Meta.
Fjala e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në homazhet për nder të Teodor Vasos:
Dua sot të shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë komunitetit të Korçës, por dhe gjithë komunitetit sportëdashës anembanë vendit, dhe kudo ata ndodhen, përfshirë edhe Koço Dinellën dhe Alfred Gjinalin që ndodhen në SHBA.
Sabah Bizin në Shkodër, dhe njëkohësisht të shpreh nderimin më të thellë, për legjendën e futbollit korçar dhe kombëtar Teodor Vason, i cili sot i bashkohet në përjetësi shokëve të tij të paharruar, me të cilët la një gjurmë të jashtëzakonshme në historinë e futbollit tonë.
Panajot Pano, Ramazan Llagami, Ali Memës, Josif Kazanxhi, Lin Shllakut, Frederik Jorgaqit. Të gjithë atyre yjeve të cilët në 17 Dhjetor 1967, çelën një perspektivë krejt tjetër të panjohur më parë, për futbollin tonë, por edhe të papritur për Europën, e cila për herë të dytë do të presë Kombëtaren e Shqipërisë, në Europianin që po vjen.
Për mua ka qenë kënaqësi që të njihesha nga afër me Teodor Vason, edhe jam i sigurt që të gjithë do t’a kujtojmë me shumë nderim, me shumë respekt.
Trashëgimia që ai ka lënë është e jashtëzakonshme, për njerëz të tillë, me vlera të tilla në fushën e sportit, kulturës, artit.
Duhet të bëjmë sa më shumë, sidomos që këta njerëz ta ndiejnë vëmendjen e shoqërisë, mirënjohjen e shoqërisë, sepse për fat të keq një pjesë e madhe e tyre, duke përjetuar dhe këtë periudhën e vështirë të tranzicionit, nuk morën vëmendjen e duhur në kohën e duhur.
Por ata kanë bërë historinë dhe ne jemi këtu në respekt të historisë, por dhe të atij frymëzimi që ata kanë lënë për gjeneratat e reja. Mos harrojmë në kushte të vështira, të një izolimi skandaloz, në kushtet e mungesë së çdo lloj infrastrukture, ata vetëm me talentin e tyre, me patriotizmin e tyre, arritën të sfidonin ekipet më të mëdha të botës, duke frymëzuar një komb të tërë për të ardhmen.
Përjetë do t’u jemi mirënjohës Teodor Vasos dhe shokëve të tij të paharruar, Lin Shllakut, Panajot Panos ,Ramazan Rragamit,Frederik Jorgaqit, Medin Zhegës, Ali Memës, Josif Kazanxhi si edhe Koço Dinellës, Fred Gjinalit dhe Sabah Bizit, që bënë historinë në 17 Dhjetor 1967 kundër Nënkampionëve të botës, duke frymëzuar gjeneratat e mëvonshme për suksese të mëdha dhe ëndërra të guximshme.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co