“Jam përshtatur shpejt, këtu tregoj vlerat e mia”, Muçi para ndeshjeve të Kombëtares: Luajmë për rezultate pozitive

jam pershtatur shpejt ketu tregoj vlerat e mia muci para ndeshjeve te kombetares luajme per rezultate pozitive
jam pershtatur shpejt ketu tregoj vlerat e mia muci para ndeshjeve te kombetares luajme per rezultate pozitive

Sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjeve miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë.

“Atmosfera në Turqi shumë e mirë, më përshtatet. Ndihem mirë me tifozët, lojtarët, stafi. Jam përshtatur shpejt. Kemi patur humbje, por shpresoj të rikthehemi te fitoret.

Këtu është shumë mirë, gjatë gjithë vitit ka qenë një atmsoferë fantastike me grupin. Jemi një ekip shumë i mirë. Për Europianin s’e kam menduar fare, dua të bëj mirë me klubin. Janë dy ekipe të mëdha dhe duhet të tregojmë veten që e meritojmë të shkojmë në Europian.

E vendos trajneri, unë jam gati. Duhet të punoj akoma më fort por unë ndihem shumë mirë fizikisht. Të bëjmë mirë këto 2 miqësore dhe të tregojmë veten që jemi gati për një rol më të madh në Kombëtare.

Këto 3 muaj janë vendimtarë për lojtarët, është zgjedhje e trajnerit. Ne duhet të bëjmë më të mirën deri në fund të sezonit. Sa ndikim do të kenë 2 miqësoret nuk e di të them. Për ne është e rëndësishme të jemi gati për Euro. Do luajmë në Itali e Suedi e duhet të tregojmë që jemi gati edhe për tifozët e pranishëm.

Nga Polonia në Turqi? Unë synoj që të bëj më të mirën në karrierën time, nuk është e lehtë të shkosh te Besiktas. Nuk e mendova 2 herë ofertën, ndihem shumë mirë dhe besoj se ishte vendimi i duhur. Dua të tregoj vlerat e mira. Rreziku është edhe në verë, levizjen e parë nga Tirana te Legia e kisha në janar dhe jam mësuar si të them. Deri tani është OK.

E kam ndjerë që tifozët më mbështesin mua e të tjerët. Pritshmëritë janë dhe duhet të bëjmë më të mirën, të tregojmë veten. Shpresoj t’ja arrijmë të marrim rezultat. Në kualifikuese kanë qenë stadiumet plot edhe në transfertë. Në këto 2 ndeshje do të jetë poashtu. Do të bëjmë më të mirën që të ndihem se kanë një ekip të denjë për Europian.

Për kë flitet më shumë në Turqi, Ernest Muçin apo Rey Manaj? Nuk e di, më e mira është që po flitet për ne që jemi nga Shqipëria. Kjo është diçka e mirë”, tha Muçi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →