Burri me origjinë shqiptare i arrestuar të mërkurën e kaluar të 13 marsit në të gdhirë dhe që besohet se ishte në krye të organizatës që menaxhonte trafikun dhe tregtimin e kokainës nuk ishte i panjohur për policinë. Burri është banues në Maggio di Cremeno.
Pas arrestimit, efektivët e policisë, me mbështetjen e ekipeve të qenve, i kushtuan gjithë ditën bastisjes së banesave dhe garazheve, gjetjes së pakove të lëndës narkotike si në shtëpi ashtu edhe në një garazh, të fshehura mirë por të gatshme për t’u shpërndarë për konsumatorët e shumtë.
Aktiviteti garantonte biznes të frytshëm për bandën. “Kryetari i bandës”, është i njëjti person, tashmë i dënuar, i cili më 26 tetor 2017 qëlloi me armë zjarri në Barzio, në zonën e Pratobuscante, në drejtim të një kopshtari kosovar.
Pas sulmit, burri me sa duket u zhduk me një motoçikletë dhe për dy ditë gjuetia që karabinierët i bënë në të gjithë Valsassina rezultoi e kotë. Në ditën e tretë, pasi kishte skaduar afati për krimin flagrant, burri u dorëzua i shoqëruar nga avokati i tij. Një subjekt i njohur dhe i dhunshëm, pra, të cilin policët e mbanin në sy prej disa muajsh dhe që këtë herë nuk i shpëtoi dot arrestimit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co