Kombëtarja U-21 ka vijuar me përgatitjet në kuadër të dy sfidat kualifikuese të vlefshme për “Euro 2025”, ndaj Finlandës (22 mars, ora 17:00) dhe Zvicrës (26 mars, ora 17:00).
Skuadra është stërvitur pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi, që e ndau skuadrën në dy grupe. Lojtarët kanë marrë ngarkesën e plotë dhe gëzojnë formë të mirë. Me grupin është bashkuar edhe mesfushori i Skënderbeut, Dejvid Janaqi.
Përgatitjet intensive për sfidën e parë të muajit mars ndaj Finlandës U-21 do të vijojnë deri të enjten. Më pas, të premten më datë 22 mars, në ora 17:00, Shqipëria U-21 do të zhvillojë në stadiumin “Air Albania” sfidën ndaj Finlandës U-21. Ndërsa takimi i dytë ndaj Zvicrës U-21 po në “Air Albania” do të luhet më datë 26 mars, në ora 17:00.
Hyrja në stadiumin “Air Albania” për sfidat kualifikuese të Shqipërisë U-21 ndaj Finlandës dhe Zvicrës do të jetë falas. Të gjithë tifozët mund të vijnë të mbështesin Kombëtaren U-21 nga shkallët e stadiumin në dy takimet e rëndësishme në rrugëtimin drejt “Euro 2025”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co