Reality show bën bujë pasi zbulohet se prezantuesja do të jetë ylli i krijuar nga IA

reality show ben buje pasi zbulohet se prezantuesja do te jete ylli i krijuar nga ia

Alba Renai, është bukuroshja me mbi 5400 ndjekës në Instagram, flokë të gjatë gështenjë, sy të errët dhe fotografi të realizuara në të gjithë botën. Postimi i parë u publikua në shtator 2023. Mirëpo, Alba Renai nuk ekziston! Ajo është një influencuese virtuale, por kjo nuk e ka ndaluar që të nisë karrierën e saj në televizion.

Alba do të prezantojë “Supervivientes”, versioni spanjoll i “Ishullit të njerëzve të famshëm”. Reality show do të transmetohet në TeleCinco, një televizion i menaxhuar nga Mediaset España.

  • foto galeri

Në videon e prezantimit mund të shihni se inteligjenca artificiale nuk i dha formë vetëm trupit të Albës. Edhe zëri duket i modeluar nga softueri, ndërsa teksti ndoshta është shkruar nga një ekip autorësh. Megjithatë, ka disa të meta, pasi zëri nuk përputhet me lëvizjet e gojës dhe fytyra e Albës është më ndryshe se në foto.

Reagimi i përdoruesve nuk është shumë i ngrohtë. Ndër komentet më të shpeshta janë ata që pyesin se pse produksioni nuk zgjodhi të fokusohej tek një prezantuese e vërtetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co