Mohammed Nasser Al-Atefi, një përfaqësues i grupit rebel Houthi ka deklaruar se militantët janë gati për një konflikt të gjatë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.
“Udhëheqja jonë revolucionare ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, kështu që ne jemi gati për një përballje të gjatë me forcat e tiranisë. Amerikanët, britanikët dhe ata që u koordinuan me ta duhet të kuptojnë forcën e Jemenit”, tha Al-Atefi.
Pas përshkallëzimit të konfliktit palestinezo-izraelit në Rripin e Gazës, Houthi-t me bazë në Jemen thanë se do të godasin territorin izraelit dhe do të pengojnë anijet e lidhura me ta të kalojnë nëpër Detin e Kuq deri sa konflikti të marrë fund.
Prej nëntorit të vitit të kaluar rebelët e armatosur kanë sulmuar dhjetëra anije mallrash dhe civile në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co