Sport

Sirena gjermane për Edon Zhegrovën, sulmuesi pëlqehet në Bundesligë

sirena gjermane per edon zhegroven sulmuesi pelqehet ne bundeslige
sirena gjermane per edon zhegroven sulmuesi pelqehet ne bundeslige

Edon Zhegrova po kalon një sezon që mund të konsiderohet pozitiv te Lille. Me francezët në kampionat, sulmuesi shqiptar ka realizuar dy gola këtë edicion, ndërsa ka dhuruar katër herë pasin e fundit.

Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re. Sipas asaj që shkruajnë mediat, gjermanët e Leipzig kanë filluar të interesohen për Zhegrovën, çmimi i të cilit vlerësohet në €17-20m.

Për 24-vjeçarin transferimi mund të kryhet në verë, jo gjatë merkatos së janarit. Për futbollistin do të ishte hera e parë që do luante në Bundesligë, pasi më parë është aktivizuar në Belgjikë te Genk dhe në Zvicër te Basel.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts