Aktorja e njohur Nicole Kidman ka pasur një reagim të çuditshëm gjatë funeralit të babait të saj, i cili u nda nga jeta në shtator të vitit 2014 teksa ishte në Singapor.
Një intervistë për revistën Elle, ajo shprehet se ishte aq e shkatërruar dhe e pikëlluar nga vdekja e babait të saj sa nuk mundi t’i kontrollonte emocionet e saj kur shkoi në funeralin e tij.
“Fjalë për fjalë fillova të qesh sepse isha shumë e mërzitur dhe e dërrmuar. Sapo e pashë në arkivol, qeshja me nerva. Trupi dhe shpirti im nuk e përballuan dot situatën. Edhe në periudha të tjera të jetës sime jo të mira kam qeshur, dhe është konsideruar si e papërshtatshme.
Më duhej diçka që të më mbante në jetë, përndryshe më dukej sikur do të vdisja ”, u shpreh ajo.
“Është shumë dhimbje. Jam me fat që kam një punë ku mund të eksploroj emocione dhe peizazhe, të çuditshme, të pazakonta, të bukura dhe të thella. Unë jam e përkushtuar për të eksploruar jetën:, u shpreh aktorja.
“Të gjithë humbasin prindërit e tyre dhe është e tmerrshme. Më vjen keq që shkatërroj gjithçka, por në të njëjtën kohë po përpiqem të lundroj në diçka”, përfundon ajo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co