Telashe të reja te Barcelona. Klubi Blaugrana do të duhet të bëjë pa Joao Felix për një periudhë. Futbollisti portugez pësoi një ndrydhje të ligamentit të jashtëm anësor të kyçit të këmbës së djathtë, duke humbur kështu ndeshjen e radhës ndaj Osasuna.
Felix rrezikon të mos luajë në ndeshjen e parë të Champions League kundër Napolit, takim ky i planifikuar të luhet me 21 shkurt.
24-vjeçari është aktivizuar në 18 ndeshje në kampionat këtë sezon, ku ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar 2 asiste. Trajneri Xavi duhet të shikojë për alternativë tjetër në sulm, në këtë periudhë shumë të ngjeshur.
(J.S/BalkanWeb)
PĂ«r tâu bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do tâju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co