Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi nuk tërhiqen: Jemi gati për një konflikt të gjatë me SHBA-në dhe Britaninë!

tensionet ne lindjen e mesme rebelet houthi nuk terhiqen jemi gati per nje konflikt te gjate me shba ne dhe britanine
tensionet ne lindjen e mesme rebelet houthi nuk terhiqen jemi gati per nje konflikt te gjate me shba ne dhe britanine

Mohammed Nasser Al-Atefi, një përfaqësues i grupit rebel Houthi ka deklaruar se militantët janë gati për një konflikt të gjatë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

“Udhëheqja jonë revolucionare ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, kështu që ne jemi gati për një përballje të gjatë me forcat e tiranisë. Amerikanët, britanikët dhe ata që u koordinuan me ta duhet të kuptojnë forcën e Jemenit”, tha Al-Atefi.

Pas përshkallëzimit të konfliktit palestinezo-izraelit në Rripin e Gazës, Houthi-t me bazë në Jemen thanë se do të godasin territorin izraelit dhe do të pengojnë anijet e lidhura me ta të kalojnë nëpër Detin e Kuq deri sa konflikti të marrë fund.

Prej nëntorit të vitit të kaluar rebelët e armatosur kanë sulmuar dhjetëra anije mallrash dhe civile në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts