Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Dorian Teliti është përfshirë në një debat me koordinatorin e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj lidhur me reformën zgjedhore.
Teliti është shprehur se opozita do të dalë me qëndrimin e saj zyrtar dhe do të shpalosë idenë e saj javën e ardhshme për këtë çështje.
Lapaj është shprehur se kjo po bëhet jashtë afateve të reformës, duke akuzuar opozitën se e ka “djegur” reformën dhe për këtë sipas tij ata do të ndëshkohen nga populli.
Lapaj theksoi se opozita po sillet “më keq” se “ai që ka pushtetin”, ndërsa Teliti ka kundërshtuar duke i cilësuar fjalët e tij si “llafe boshe”, ndërsa i ka kërkuar të ulë zërin dhe gishtin gjatë artikulimit.
Pjesë nga debati:
Teliti: Opozita javën që vjen do dalë me qëndrimin e saj zyrtar që do shpalosim idenë tonë.
Lapaj: Jashtë afateve të reformës, e dogjët reformën.
Teliti: Ndaj ka një mekanizëm të ri, 3 mazhorancë e 3 opozitë dhe kemi mundësinë të
Lapaj: Do t’u ndëshkojë populli. Jeni jo dinjitozë. Mbajeni mend këtë, po silleni më keq se ai që ka pushtetin. Nuk po i dilni kundër pushtetit.
Teliti: Llafe boshe. Nuk jemi shprehur akoma. Qenke i habitshëm ti!
Lapaj: Zgjedhjet e fundit Edi Rama ka vrarë 48% të votave, si pasojë e këtij sistemi. Është gabim!
Teliti: Ule gishtin përpara se të flasësh, ule zërin para se të bësh edhe etiketime.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co