Shqiperia

Pakti PS-Rithemelimi, Murati: Aq vlerë ka sa Berisha nuk ka thënë gjysmë fjale! I vetmi lajm pozitiv është…

pakti ps rithemelimi murati aq vlere ka sa berisha nuk ka thene gjysme fjale i vetmi lajm pozitiv eshte
pakti ps rithemelimi murati aq vlere ka sa berisha nuk ka thene gjysme fjale i vetmi lajm pozitiv eshte

Duke komentuar paktin midis mazhorancës dhe opozitës së Rithemelimit, opinionisti Erl Murati i ftuar në “Open” në News 24, tha se pakti ka aq vlerë saqë Sali Berisha nuk ka thënë asnjë gjysmë fjale prej një jave dhe se i vetmi lajm pozitiv është rikthimi i jetës parlamentare.

“Aspekti politik i marrëveshjes duket te qëndrimi i liderit të opozitës. Aq vlerë politike ka kjo marrëveshja saqë ka javë ka që ka ndodhur dhe Berisha nuk ka thënë asnjë gjysmë fjale. Kjo dakordësi ose marrëveshje është një rrugëdalje për opozitën për atë situatë të vështirë që e futi veten gjatë pesë muajve të fundit në Parlament.

Nuk është faji i saj sepse ajo kërkon komisione hetimore që i garantohen me Kushtetutë, por unë besoj se me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar është bërë e mundur të arrihet kjo dakordësi dhe të rifillojë jeta normale parlamentare gjë që për mua është pozitive. Ka mendime më radikale si qëndrimi i z. Salianji që është kundër apo z.Shehu që kërkon një jetë normale parlamentare”, tha Murataj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts