Shqipëria U-19 fitoi miqësoren e parë ndaj Maltës U-19 me rezultatin minimal 1-0. Sfida që u zhvillua mbrëmjen e sotme prej orës 19:30 në stadiumin “Centenary Stadium” u vendos nga goli i Denis Prendit në minutën e 49-të të pjesës së dytë.
Trajneri Bledi Shkëmbi e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Maltës U-19: Amarildo Dervishi (GK), Kleo Shpuza, Denis Prendi, Fabjan Perndreca, Eltion Misini, Kledi Marinaj, Jordi Jaku (C), Ergis Arifi, Ron Hasani, Brayan Gjyla, Olsi Myrta.
Pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim 0-0, ndërsa fraksioni i dytë nisi më mirë për kuqezinjtë. Denis Prendi zhbllokoi takimin në minutën e 49-të. Ron Hasani harkoi saktë drejt zonës dhe Prendi e dërgoi topin në rrjetë.
Deri në fund asgjë nuk ndryshoi në rezultat dhe Shqipëria U-19 triumfoi ndaj Maltës U-19. Më datë 22 mars Kombëtarja U-19 do të zhvillojë edhe miqësoren e dytë ndaj Maltës U-19, në stadiumin “Centenary Stadium” në ora 19:30.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co