Italia nuk ngjall frikë, nuk kanë një ekip brilant, por mbeten një ekip me traditë, një ekip fitues. Spalletti mbetet në garë me kohën për të ndërtuar një ekip konkurrues, por alternativat që ka në dispozicion nuk kanë cilësinë që tifozët presin. Ndaj Venezulës ai që bëri heroin ishte Retegui, autor i një “dopiete”, por fillimi i miqësores ishte një makth i vërtetë.
Për fat të mirë, Donnarumma i mbajti në lojë duke i pritur një penallti Rondon që në minutën e 3-të. Për të zhbllokuar një ndeshje jo të bukur, me pak raste për shënim, mendoi Retegui, me “azzurrët” që përfituan nga një gafë e Venezuelës, ndërsa sulmuesi i Geona-s e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Festa nuk zgjati shumë, tre minuta më pas, Venezuela barazoi shifrat në 1-1, sërish pas një gafe në mbrojtje, këtë herë nga Italia.
Në pjesën e dytë Spalletti bëri shumë zëvendësime, mes tyre hodhi në fushë edhe Jorginho-n, me fantazistin e Arsenal që u tregua perfekt duke gjetur Retegui të vetëm në zonë, me sulmuesin “azzurr” që dërgoi topin në rrjetë duke kompletuar mbrëmjen e tij perfekte, gol që i dhuroi Italisë fitoren 2-1 përballë Venezulës. Nuk u shfaq shumë i lumtur pas kësaj miqësoreje trajneri Spalletti, në sytë e të cilit vetëm Retegiu ishte gjëja pozitive e këtij takimi:
“Kur bën gabime të tilla, si në penalltinë e shkaktuar apo në golin e pësuar është e kot të falësh për sistem loje. Ne po punojmë për t’i dhënë ekipit një drejtim, por shpesh jemi sipërfaqësor dhe të lehtë. A e ke gjetur Italia “bomberin” që kërkonte, Retegui? Kush bën gol ka dhënë gjithnjë diçka më shumë se të tjerët, por mbajti mirë edhe topin, mbrojti, finalizoi, bërë atë që duhet të bënte”, u shpreh Spalletti pas ndeshjes.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co