Sport

Leao lë grumbullimin e Portugalisë, vendim i trajnerit Martinez

leao le grumbullimin e portugalise vendim i trajnerit martinez
leao le grumbullimin e portugalise vendim i trajnerit martinez

Portugalia mundi 5-2 Suedinë në miqësoren e mbrëmshme, ndërsa pas pak ditësh, në program është testi ndaj Sllovenisë. Për ndeshjen në Arena Stožice (Ljubljana), portugezët nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Leaos, i cili është larguar nga grumbullimi, pas vendimit taktik të marrë nga trajneri Roberto Martinez. Jo vetëm Leao, pasi të njëjtën rrugë do kenë edhe  Bernardo Silva, Ruben Dias, Joao Palhinha, Nelson Semedo, Toti Gomes, Bruno Fernandes dhe Gonçalo Ramos.

“Është e rëndësishme të punohet në koncepte të ndryshme edhe sepse Sllovenia ka një strukturë shumë të ngjashme me atë të Suedisë, me dy sulmues. Për këtë arsye kam vendosur që një pjesë e lojtarëve që luajtën në miqësoren e parë të jenë pushim në takimin e dytë të Portugalisë dhe ata janë Bernardo Silva, Ruben Dias, Joao Palhinha, Nelson Semedo, Toti Gomes, Rafael Leao, Bruno Fernandes dhe Gonçalo Ramos” – Tha tekniku, i cili synon që të aktivizojë lojtarë të rinj ndaj Sllovenisë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts