Gazetari Erl Murati ka komentuar sot rikthimin e normalitetit në Kuvend, pas marrëveshjes së arritur mes opozitës e përfaqësuar nga Rithemelimi dhe PS-së. Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinion’ në News24, Murati tha se marrëveshja, edhe pse e pashkruar solli diçka të mirë siç ishte qetësia në Kuvend.
Ai u shpreh skeptik për ngritjen e dy komisioneve hetimore, që sipas tij nuk do të sjellin asgjë të dobishme.
“Marrëveshja e pashkruar, është diçka e mirë. Pasi seancat ishin jo më shumë se 15 minuta, dhe komisionet online, duke na kujtuar kohën e pandemisë. Sa i përket interesit publik, është me rëndësi vijimi i punës në Kuvend. Por jam skeptik për këto komisione. Paralel me këtë komision të tenderave dhe koncesioneve në shëndetësi, kemi një ish-ministër nën hetim. Komisionet hetimore parlamentare ngrihen dhe bëjnë punën hetimore dhe përfundimet ia çojnë Prokurorisë. Ndaj kjo çështje është nën hetim aktualisht nga prokuroria. Puna e Komisionit hetimor. Kjo marrëveshje politikën vlerën e pati te rikthimi i normalitetit në Kuvend. Sa i takon produktit, kjo nuk ka rëndësi. Këtë e di dhe Berisha. Ai nuk reagoi për këtë marrëveshje. Opozita nga një rezistencë e ashpër në Kuvend, pas 5 muajsh, opozita, me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, iu kthye normalitetit. Pjesa më e rëndësishme e kësaj marrëveshje ka përfunduar, siç është rihyrja e opozitës në Kuvend. Kurse grupet e komisioneve, merr një rëndësi të dorës së dytë, se nuk ka ndodhur asnjëherë asgjë nga këto komisione. Basha rrezikon që të dalë forcë e tretë, ose e katërt në zgjedhjet e ardhshme. Ballafaqimi real do të ndodhë në zgjedhjet e 2025-ës. Është e natyrshme që Basha do të ndjejë një ndjenjë frustrimi për këtë pakt.”, tha ai.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co