Gisele Bündchen ka zbuluar se ka qenë shumë pranë vdekjes gjatë një seti fotografik në Islandë pasi gati ra nga një ajsberg “fals”. Gjatë një loje në “Tonight Show”, ish-engjëlli i Victoria’s Secret rrëfeu incidentin e frikshëm që i ka ndodhur në fund të viteve ’90.
“Unë isha atje duke u rrotulluar kështu,” demonstroi ajo, “ndërsa një dron po më filmonte dhe unë do të kisha vdekur në sekonda, sepse e dini se çfarë ndodh kur bini brenda në ujin e akullt? Vdes brenda sekondave! Vdes!”
“Seti ishte për një parfum të quajtur Oxygene … unë isha veshur me një fustan ndërsa të gjithë ishin si në një varkë … me xhaketa të mëdha dhe jelekë shpëtimi,” tha ajo, duke shpjeguar se ajo rrotullohej e veshur me fustanin e saj të hollë duke bërë frymëmarrje.
“Jam gjallë, kështu që faleminderit Zotit!”, përfundoi modelja.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co