Thellohet bilanci i viktimave nga sulmi i përgjakshëm në Moskë. 4 komando sulmuan me armë personat që ndodheshin në një sallë koncertesh.
Deri më tani raportohet për rreth 40 persona të vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur. Ky fakt konfirmohet nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë, FSB.
Ndërkohë, Ukraina është distancuar nga sulmi i rëndë. Ende nuk ka një prononcim nga autoritetet ruse se kush mund të fshihet pas sulmit tragjik, ndërsa është raportuar se pas vrasjeve ndërtesa është përfshirë nga flakët për shkak të dy shpërthimeve.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co