Zanatin e mori kur ishte ushtar, njihuni me 71-vjeçarin që ende mban gjallë kovaçhanën e fundit, që prodhon vegla bujqësore

zanatin e mori kur ishte ushtar njihuni me 71 vjecarin qe ende mban gjalle kovachanen e fundit qe prodhon vegla bujqesore
zanatin e mori kur ishte ushtar njihuni me 71 vjecarin qe ende mban gjalle kovachanen e fundit qe prodhon vegla bujqesore

Myftar Matraku sot 71 vjeç mban ende gjallë në fshatin Popçisht kovaçhanën e fundit që prodhon vegla pune për bujqësinë. Që në moshën 18 vjeçare Matraku ka përgatitur mijëra vegla pune për 20 fshatra të zonës Moglicë e Gorë. Nuk e ka të trashëguar, por zanatin e mori kur ishte ushtar dhe që prej atij momenti nuk i është ndarë kësaj pune që i ka kalitur durimin dhe i ka falur shumë klientë të cilët i ka kthyer edhe miq shumë të mirë të rrugëtimit të tij të gjatë prej 40 vitesh.

Megjithëse teknologjia prodhon tashmë në seri veglat e punës që një kovaç do kohë e mund ti bëjë, 71 vjeçari thotë se ka ende vegla hekuri që kërkohen nga bujqit jo vetëm për t’i riparuar por edhe për ti krijuar pavarësisht se me keqardhje pranon se materialet që i nevojiten nuk gjenden më.

E ndërsa vitet kalojnë të rinjtë madje dhe fëmijët e tij nuk e preferojnë më këtë zanat duke bërë që Matraku dhe kovaçana e tij të jenë të fundit në këtë zonë.

Edhe pse ka vite që ka dalë në pension 71 vjeçari thotë se do punojë derisa ti shterojnë fuqitë dhe më pas veglat e tij do ti ruajë me fanatizëm si te vetmet gjë që i kanë siguruar të ardhura për të mbajtur familjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →