VIDEO/ Zjarr në një fabrikë kimike në Indi, 5 të vdekur, 4 të plagosur

video zjarr ne nje fabrike kimike ne indi 5 te vdekur 4 te plagosur
video zjarr ne nje fabrike kimike ne indi 5 te vdekur 4 te plagosur

Të paktën pesë punëtorë humbën jetën dhe katër u plagosën nga një zjarr që shpërtheu të shtunën mbrëma në një fabrikë kimike në shtetin veriperëndimor indian të Rajasthan.

Aksidenti ndodhi në një fabrikë të kompanisë Shalimar në lagjen Bashi, pranë kryeqytetit të shtetit Jaipur.

Zjarri u shkaktua nga një shpërthim në bojlerin e fabrikës dhe u përhap me shpejtësi. Katër të plagosur u dërguan në një spital lokal.

Një zëdhënës i policisë tha se një hetim ishte duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë shkelje të masave të sigurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →