TIRANE
Ervini është banori i radhës që eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP 3” pas votave të publikut. Ai ishte në nominim me Gabrielen, Vesën dhe Fationin.
“Jam i lumtur që do të iki, do të shkoj në shtëpi se më ka marrë malli për djalin”, tha ai teksa u përshëndet me konkurrentët e tjerë.
Ervini shkoi në nominim si një nga tre banorët më pak të preferuar nga publiku, teksa votat ishin ato që vendosën se ai duhet të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother” dhe të heqë dorë nga çmimi i madh.
Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co