Sulmi terrorist në Moskë, ish-Presidenti rus i prerë: Të vriten të gjithë, nga organizatorët te bashkëpunëtorët!

sulmi terrorist ne moske ish presidenti rus i prere te vriten te gjithe nga organizatoret te bashkepunetoret
sulmi terrorist ne moske ish presidenti rus i prere te vriten te gjithe nga organizatoret te bashkepunetoret

Autorët dhe organizatorët e sulmit terrorist vdekjeprurës të së premtes në një koncert në Moskë duhet të vriten pa mëshirë, ka deklaruar ish-presidenti rus Dmitry Medvedev.

Të paktën 137 persona u vranë dhe mbi 180 u plagosën kur disa persona të armatosur hapën zjarr brenda sallës së koncerteve Crocus dhe më pas vazhduan të vënë flakën ambientit.

Katër persona të dyshuar për kryerjen e sulmit janë arrestuar dhe dy prej tyre janë paraqitur në gjykatë dhe pritet të qëndrojnë në paraburgim deri në fund të majit. Ata të gjithë përballen me burgim të përjetshëm.

“Të gjithë më pyesin. Çfarë duhet bërë? … A duhet të vriten?” shkroi Medvedev, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në një postim në Telegram të hënën.

“Kjo duhet dhe do të bëhet,” theksoi ai, duke shtuar: “Është shumë e rëndësishme të vriten të gjithë të përfshirët. Të gjithë. Kush pagoi, kush ndihmoi. Të vriten të gjithë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →