Një copë dërrasë, ikona e filmit ”Titanic”, falë të cilit Rose u shpëtua nga fundosja, doli në ankand për 718 750 dollarë.
Për vite me radhë, fansat e filmit të James Cameron kanë diskutuar në internet pse personazhi i Jack-ut, i luajtur nga Leonardo DiCaprio, nuk ishte ngjitur në atë copë druri me Kate Winslet në vend që të vdiste tragjikisht në ujërat e akullta të Atlantikut duke thyer zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën.
Diskutimet u ndezën aq shumë sa pas 25 vitesh ndërhyri edhe regjisori i filmit.
Cameron dha një shpjegim shkencor duke marrë pjesë në një studim të kryer si pjesë e një dokumentari të ”National Geographic” për 25-vjetorin e filmit.
Një ekspert i hipotermisë eksperimentoi të dyja opsionet e protagonistëve për të kuptuar nëse dhe si mund të mbijetonin të dy.
”Përfundimi ishte se vetëm njëri mund ta bënte”, deklaroi regjisori, duke shpresuar se ”nuk do të duhej të flitej më për atë skenë”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co