“Rama ka bllokuar serverat që i kërkon Interpoli”, Berisha: Drejtësia amerikane e ka akuzuar si personi që korruptoi McGonigal!

rama ka bllokuar serverat qe i kerkon interpoli berisha drejtesia amerikane e ka akuzuar si personi qe korruptoi mcgonigal
rama ka bllokuar serverat qe i kerkon interpoli berisha drejtesia amerikane e ka akuzuar si personi qe korruptoi mcgonigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme para mbështetësve të tij se drejtësia amerikane ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama si personi që ka korruptuar Charles McGonigal.

Berisha u shpreh se prej disa ditësh Rama ka bllokuar serverat dhe kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli, në të cilat sipas tij gjenden të gjithë dokumentet e krimit të tij ndërkombëtar.

Ai shtoi se Rama “i ka kohërat e numëruara” dhe se duhet të japë dorëheqjen.

“Të dashur miq, këto ditë ka pasur zhvillime të tjera të jashtëzakonshme.
Këto ditë drejtësia e SHBA kryqëzoi, gozhdoi, akuzoi si kriminel që ka korruptuar njeriun kryesor të kundërzbulimit të SHBA, Edi Ramën.
Edi Rama është sot një kufomë e pakallur.
T’i vërsulemi, ta arrestojmë, ta nisim drejt McGonigalit.
Të dashur miq, po përpëlitet se si e si ku mund të fusë kokën.
Prej disa ditësh ka bllokuar serverat, kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli, në të cilën gjendet të gjithë dokumentet e krimit të tij ndërkombëtar.
Për të maskuar veprimin e tij, ka urdhëruar ministritë, asnjë dokument Skapit të partisë.
Por ja ku po ta them Edi Rama se i ke kohërat e numëruara. Jep dorëheqjen se kudo që të shkosh, fatin e baballarëve të tu do kesh.
Nuk të shpëton dot Altin Dumani, përkundrazi do ndani fatin bashkërisht.
Të njëjtin fat me asnjë makinacion, me asnjë pretekst nuk të mbron më. Shqiptarët, çdo minutë e kanë për turp të kenë një kryeministër si ti”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →