Shqiperia

“Arsimi në nivel të mjerueshëm”, Basha: Ambicia jonë, të ofrojmë kushtet më të mira në Ballkanin Perëndimor

arsimi ne nivel te mjerueshem basha ambicia jone te ofrojme kushtet me te mira ne ballkanin perendimor
arsimi ne nivel te mjerueshem basha ambicia jone te ofrojme kushtet me te mira ne ballkanin perendimor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjetin social Instagram, ka folur dhe për ofertën e PD sa i përket arsimit dhe reformës që sipas tij kërkon ky sektor.

Basha u shpreh se arsimi sot është në nivel të mjerueshëm, por kjo sipas tij nuk mund të frenojë ambiciet që shqiptarët të kenë mundësi t’ju japin fëmijëve të tyre arsimin më të mirë në Ballkanin Perëndimor.

“E vështirë ta përmbledhësh me pak fjalë. Arsimi sot është në nivel të mjerueshëm, këtë e tregojnë edhe vlerësimet e Pisa-s. Por kjo nuk mund të na frenojë në ambiciet që kemi. Dhe ambicja është shqiptarët të kenë mundësi t’ju japin fëmijëve të tyre arsimin më të mirë në Ballkanin Perëndimor. Për këtë duhet të investojmë tek mësuesit, tek infrastruktura shkollore dhe universitare dhe duhet të bëjmë të mundur që çdo familje shqiptare pavarësisht prej të ardhurave të kenë mundësi t’ju japë fëmijëve të tyre arsimin universitar. Jo thjesht një diplomë, por një profesion për të nesërmen që t’ju garantojë paga dinjitoze, të ardhura të mjaftueshme për një jetë të mirë për ta dhe familjet e tyre. Shumë shpejt ky program do të shpaloset në detaje, do të kemi mundësi ta debatojmë së bashku.”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts