Shkolla e Magjistraturës lehtëson pranimin për kandidatët, heq kriterin e mesatares mbi ‘8’ për lëndët kryesore

shkolla e magjistratures lehteson pranimin per kandidatet heq kriterin e mesatares mbi 8 per lendet kryesore
shkolla e magjistratures lehteson pranimin per kandidatet heq kriterin e mesatares mbi 8 per lendet kryesore

Shkolla e Magjistraturës ka njoftuar ditën e sotme se ka hequr kriterin e mesatares mbi 8, për kandidatët pretendues të këtij institucioni.

Sipas njoftimit zyrtar Këshilli Drejtues i Shkollës, në mbledhjen e datës 29 janar 2024, vendosi të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8 (tetë) të lëndëve kryesore.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen të gjithë personat e interesuar për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2024-2025 se:

Këshilli Drejtues i Shkollës, në mbledhjen e datës 29 janar 2024, vendosi të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8 (tetë) të lëndëve kryesore.

Dispozita e ndryshuar në Rregulloren e Brendshme të Shkollës, neni 10, pika d dhe d/1, parashikon se: ““d) ka notë mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë). Për të diplomuarit “juristë”, në programe në gjuhë të huaj jashtë vendit, parashikohet një koeficient vështirësie i barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike;

d/1) nota mesatare e përgjithshme del nga shumatorja e notave të të gjitha lëndëve të zhvilluara në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve e pjesëtuar me numrin total të tyre.”.

Këshilli Drejtues i Shkollës vendosi të ndryshohen/shtohen dispozitat lidhur me provimin e fazës së dytë në mënyrë që të parashikohet realizimi i provimit të pranimit, faza e dytë, në dy ditë të ndryshme, ku në ditën e parë provimi do të bëhët vetëm për 5 (pesë) tezat e lëndëve, ndërsa ditën e dytë provimi do të bëhet vetëm me rastet praktike. Në ditën e dytë të fazës së dytë, provimi mbi raste praktike, u vendos të shtohet 1 (një) rast praktik në të drejtën administrative.

Provimi i pranimit në fazën e dytë do të ketë 400 pikë: 250 pikë në ditën e parë të provimit me 5 (pesë) teza dhe 150 pikë në ditën e dytë të provimit me 3 (tre) raste praktike.

Modeli i tezës së fazës së dytë të provimit, dita e parë, është si vijon:

MODEL TEZE (Faza e dytë, dita e parë) kandidatë për magjistratë, këshilltarë, ndihmës ligjorë

Totali i pikëve të çdo teze është 50 pikë.

Rubrika 1: Pyetje mbi koncepte

Rubrika 2: Pyetje krahasuese

Rubrika 3: Pyetje argumentuese

Rubrika 4: Arsyetim analitik

DATAT E PROVIMEVE

FAZA E PARË

Datë 22 prill 2024, ORA 8.00-13.00, Pallati i Koncerteve, Tiranë.

FAZA E DYTË

Datë 24 dhe 25 prill 2024, ora 8.00-13.00, Salla “Feti Borova”, Tirana Olimpik Park, Tiranë.

Për çështje të tjera lidhur me provimin do të ketë njoftim së shpejti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →