Shqiperia

“Ndarja e ka bërë jofunksionale partinë”, Bardhi për VOA: Po vlerësojmë çdo mundësi për bashkim, ka zero rëndësi se…

ndarja e ka bere jofunksionale partine bardhi per voa po vleresojme cdo mundesi per bashkim ka zero rendesi se
ndarja e ka bere jofunksionale partine bardhi per voa po vleresojme cdo mundesi per bashkim ka zero rendesi se

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se ndarja e ka bërë jofunksionale partinë.

Bardhi theksoi se mes demokratëve po shqyrtohet çdo mundësi për bashkimin e forcave.

“Sigurisht që PD ka qenë e ndarë këto dy vite dhe kemi kuptuar se e ka dobësuar dhe e ka bërë jofunksionale, dhe po vlerësojmë çdo mundësi për të patur një bashkim. Një projekt të përbashkët politik dhe një projekt të përbashkët kundër Edi Ramës”, tha ai.

Bardhi u pyet në lidhje me njohjen e Berishës si kryetar të PD-së dhe në përgjigje tha: “Ka zero rëndësi fakti se kush njeh kë në PD përsa kohë çështja e legjitimitet ndodhet në gjykatë. Sa të merremi me historinë e njohjeve duhet të fokusohemi tek ajo që ka nevojë Shqipëria. Ka nevojë për një PD dhe një opozitë që prezanton një alternative për t’u bërë e besueshme. Janë të gjitha mundësi nëse kapërcehet interesi personal.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts