Plotësohet dëshira e Simeones, mbrojtësi brazilian kalon te Atletico Madrid

plotesohet deshira e simeones mbrojtesi brazilian kalon te atletico madrid
plotesohet deshira e simeones mbrojtesi brazilian kalon te atletico madrid

Gabriel Paulista është bashkuar me Atletico Madrid. Mbrojtësi brazilian është larguar 5 muaj përpara përfundimit të kontratës me Valencian dhe do të qëndrojë në Madrid, të paktën deri në qershor.

“Gabriel Paulista është një lojtari i ri i Atlético de Madrid, pasi firmosi deri në fund të sezonit. Mbrojtësi kaloi vizitat mjekësore në Spitalin Universitar Vithas Madrid Arturo Soria dhe më pas nënshkroi kontratën me klubin” – Shkruan klubi.

Paulista ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon. 33-vjeçari ka kontribuar më parë për Villareal dhe Arsenal.  Transferimi i tij ishte dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit të Los Colchoneros, Diego Simeone.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co