Taksimi për profesionet e lira, eksperti Kina: Qeveria rëndon këto kategori, ndërkohë lehtëson korporatat

taksimi per profesionet e lira eksperti kina qeveria rendon keto kategori nderkohe lehteson korporatat
taksimi per profesionet e lira eksperti kina qeveria rendon keto kategori nderkohe lehteson korporatat

Duke komentuar taksën për profesionet e lira, eksperti Kristian Kina në një lidhje për emisionin “Sintezë” nga Brenton Kotorri në News 24, se qeveria takson këtë kategori ndërkohë që ofron mbështetje për kompani të mëdha pranë oborrit qeveritar.

“Janë afro 29 mijë profesione të lira dhe këto përbëjnë rreth 10 për qind të të ardhurave të ndërmarrjeve. Ka një lloj trendi që qeveria të taksojë më shumë atë që ndikon në zhvillimin e vendit dhe ndërkohë ofron iniciativa lehtësuese për kompanitë e mëdha, ose oborri i miqësisë apo netuorku. Ka një paqartësi shumë të madhe se si do të implementohet ky lloj ligji i ri. Paqëndrueshmëria e legjislacionit tatimor është një shkak shumë i fortë për një biznesmen apo një person që kërkon të hapë një sipërmarrje, pasi nuk e dinë se çfarë i pret. Duhet shfrytëzuar ky moment, që qeveria dhe institucionet të lehtësojnë këta persona që të ketë sukses në treg dhe jo të stepen”, theksoi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →